Haki Rugova apo Gani Dreshaj? Në QNR numërohen 510 votat e mbetura (Video)

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut.

Pas numërimit të 510 votave me kusht dhe votave përmes postës, do të dihet fituesi në komunën e Istogut. Numërimi i këtyre votave ka filluar në orën 15:00.

Nga numërimi i votave të rregullta, ka dalë fitues Haki Rugova i LDK-së, me 75 vota më shumë sesa Gani Dreshaj i AAK-së.

Qytetarët e Istogut kanë votuar dje për herë të tretë për këto zgjedhje lokale. Me vendimin e PZAP-së, kjo komunë kishte shkuar në rivotim.