Haki Rugova: PDK është si i Kali i Trojes, nuk i besohet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova ka folur rreth mundësisë së një bashkimi të mundshëm LDK – PDK për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Rugova në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se nuk ka informata se PDK i ka bërë një ofertë të tillë LDK-së, por që një gjë të tillë LDK nuk do të bënte.

Rugova ka theksuar se LDK nuk do të bëhet më kurrë bashkë me PDK-në, pasi kjo e fundit sipas tij i shkel gjithmonë marrëveshjet.

“Unë direkt nuk kam informata nëse është bërë një ofertë e tillë ose jo.Mirëpo para zgjedhjeve LDK është e prirur të mos pranoj asnjë ofertë, prej askujt.Dhe nuk do ta bëjëmë një gjë të tillë” ka thënë Rugova për Gazetën Blic.

Sa i përket PDK-së, Rugova ka thënë se ajo është shndërruar në kalin e Trojës dhe se LDK ka humbur besimin në të.

“Sa i përket PDK-së, ajo është bërë si Kali i Trojes. Kurdo që bënë marrëveshje me ta, ata e shkelin marrëveshjen, asnjëherë LDK-ja.Andaj ka humb besimi i ndërsjellët. Unë personalisht nuk jam për asnjë marrëveshje me PDK” ka thënë Rugova.

Ditë më parë Lutfi Haziri kishte deklaruar se PDK u ishte bërë ofertë për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj, por se LDK nuk kishte pranuar.

Ndërsa nga PDK kanë mohuar një gjë të tillë.

Memli Krasniqi kishte dekalruar se PDK nuk ka folur asnjëherë me LDK për qeverinë, dhe se Haradinaj do ta udhëheq Qeverinë deri në fund të mandatit.

/GazetaBlic/

SHPËRNDAJE