Matoshi ende beson: Kosova del në Çakorr

Këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ka uruar qytetarët për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit. 

Ai ka shkruar se me ratifikimin e kësaj marrëveshje, Kosova del në Çakorr. Matoshi ka lavdëruar kryeministrin Haradinaj, që sipas tij brenda një periudhe shumë të shkurtë ka përmbyllur çështjen e demarkacionit, transmeton Gazeta Blic.

Ai po ashtu ka sqaruar se qytetarët e Kosovës, shumë shpejt do të lëvizin pa viza. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Për më shumë, shkrimi i plotë i Halil Matoshit:

Kosova del në Çakorr!

Një burrështeti i vërtetë merr vendime të vështira dhe nuk ndan vetëm thesarin. Kryeministri Ramush Haradinaj e ka menaxhuar shumë mirë tërë procesin e përmbylljes së demarkacionit me Malin e Zi.
Haradinaj e adresoi në Kuvend projektlugjin për katër muaj gjë që nuk e bënë pararëndësit për dy vjet e gjysmë, negocio si një diplomat i klasit me homologun e tij Marković duke ruajtur marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Malin e Zi si dhe duke ruajtur partneritetin me NATO-n, dhe më e bukura e tërë procesit, vija kufitare do të korrigjohet në drejtim të Çakorrit dhe Kullës sipas aneks-marrëveshjes, duke ruajtur territirin kushtetues të Republikës. Shteti fqinj në anën tjetër ka dëshmuar lidership modern dhe fqinjësi të sinqertë, për çka meriton respekt.
Kosovarët shpejt lëvizin pa viza.

Falemnderit Kryeministër!
Falemnderit të gjithë grave dhe burrave në Kuvend që i dhanë shansin Kosovës!

 

 

 

SHPËRNDAJE