Hapet Festivali Olimpik, patinazh në qendër të Prishtinës

Në Prishtinë, të hënën është hapur Festivali Olimpik. Me këtë rast, përveç tjerash është ndërtuar edhe një fushë e improvizuar patinazhi.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, që ka bërë hapjen bashkë me ministrin e Sportit, ka premtuar edhe më shumë investime në sport, që Kosova të mund të nxjerr edhe më shumë talentë si Majlinda, Akili e Albin Tahiri, i cili po merr pjesë në lojërat olimpike në Kore të Jugut.

“U kënaqa shumë sot në hapjen e Festivalit Olimpik në Prishtinë. Bashkë me dhjetëra fëmijë, provuam patinazhin dhe sporte të tjera. Kosova është kampione në shumë sporte dhe ne duhet të investojmë edhe më tepër, në mënyrë që të kemi vajza dhe djem që arrijnë majat e suksesit sikurse Majlinda, Nora, Akili, Distria e Albin Tahiri”, ka thënë Veseli. /gazetametro

SHPËRNDAJE