Hapet konkursi për pranimin e zyrtarëve policorë – ja kushtet dhe linku i aplikimit

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Policia e Kosovës sot ka shpallur konkursin për pranimin e zyrtarëve policorë.

Në këtë konkurs janë shpjeguar edhe kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët që synojnë veshjen e uniformës së policisë, shkruan Veriu.info.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Ndër kushtet kryesore, janë edhe ato që kandidati të jetë i moshës 18 deri 30 vjeçe dhe të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Sipas PK-së, kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë duhet t’i përmbushin këto kritere:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
  • Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
  • Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
  • Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
  •  Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
  • Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

B. Testet:

  • Testi me shkrim;
  • Testi i aftësive fizike;
  • Intervista;
  • Testi psikologjik;
  • Kontrollimi mjekësor;
  • Verifikimi i të kaluarës.
  • Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
  • Formulari i aplikimit;
  • Deklarata (lidhur me hetimet e së kaluarës), këtë Deklaratë (lidhur me pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës), mund ta shkarkoni në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit, pas plotësimit dhe nënshkrimit
    nga aplikanti i bashkëngjitet aplikacionit;
  • c) Kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë ose certifikata, ndërsa për kandidatët që
    kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës ose e certifikatës e nostrifikuar;
  • d) Dëshmi për kualifikime tjera;
  • e) Certifikatën e lindjes, ose ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile;
  • f) Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;
  • g) Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës –valide;
  • h) Një fotografi të formatit (5 x 5);
  • i) Dokumentet nga pika e) dhe f) duhet të jenë të vlefshme dhe të nxirren pas datës së
    shpalljes së konkursit.

D. Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të Policisë

  • Të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për të gjithë personat;
  • Të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të gjithë personave;
  • Të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike;
  • Të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
  • Të hetojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
  • Të mbikëqyrë dhe të kontrollojë sigurinë në komunikacion;
  • Të menaxhojë dhe të kontrollojë kufirin shtetëror;
  • Të ofrojë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste të tjera emergjente; dhe
  • Të kryejë detyra të tjera të parapara me Ligjin e Policisë.

Sipas njoftimit të PK-së, formularët për aplikim mund të merren në zyrat e personelit të drejtorive rajonale, në stacionet policore, ose të tërhiqen nga ueb faqja e PK-së:
www.kosovopolice.com. Aplikacionet dorëzohen personalisht në zyrën e personelit pranë drejtorive rajonale në Prishtinë, Mitrovicë e jugut, Pejë,
Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë e veriut dhe Gjakovë, çdo ditë pune prej orës 09:00-15:00.

Konkursi do të jetë i hapur nga data sot e deri me datën 10/05/2018.

Duke klikuar këtu mund të mësoni më tepër rreth mundësisë së punësimit në Policinë e Kosovës.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE