Haradinaj e Anita shkëlqejnë në një dasmë, marrin gjithë vëmendjen

Ramush Haradinaj me Anitën dhe anëtarë të AAK-së në dasëm në Suharekë.

Në familjen e të parit të Suharekës, Bali Muharremaj, dje kishte festë. Vëllai i tij martoi djalin, me ç’rast dhe mbajtën një aheng familjar.

Përveç familjarëve dhe miqve të familjes, të ftuar ishin edhe kolegë nga partia e Muharremajt.

I pranishëm ishte edhe kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër në largim, Ramush Haradinaj së bashku me gruan e tij Anitën, shkruan rtv21.

Si çdoherë, çifti u shfaqën të buzëqeshur përkrah njëri tjetrit, përderisa u fotografuan së bashku me kryetarin Muharremaj dhe gruan e tij.

Muharremaj publikoi fotografitë në rrjetet sociale, ku shkroi se familja e tij ishin të nderuar që kishin mysafir të veçantë. Poashtu ai ka falënderuar kryeministrin dhe kolegët e tij për praninë e tyre.

SHPËRNDAJE