Haradinaj e emëroi si këshilltare zëvendëspresidenten e AKR-së, vjen reagimi nga partia e Pacollit

Sekretar i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentuar emërimin e zëvendëspresidentes së AKR-së, Albena Reshitaj si këshilltare e kryeministrit Haradinaj.

Makolli ka thënë se AKR nuk ka qenë në dijeni se kjo është arsyeja e largimit të Reshitajt nga posti i Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Ai shprehur i çuditur nga veprimet e ish-ministres nga radhët e AKR-së.

“AKR nuk ka qenë fare në dijeni se Albena Reshitaj do të emërohet, këshilltare e Haradinajt, e tërë që ne kemi ditur është se ajo ka dhënë dorëheqje për aryse të cilat ajo i ka cekur, pra, personale”, ka thënë ai Makolli për Gazeta Blic.

Pas raportimit të “Gazeta Blic”, se kryeministri i ka raportuar Albena Reshitajt se do të kandidohet për Kryetare të Komunës së Suharekës nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e ardhshme lokale, Sekretari i AKR-së është shprehur i zhgënjyer me veprimet e Reshitajt.

Ai thotë se në zgjedhjet e kaluara, Reshitaj ishte e preferuara e Behgjet Pacollit, dhe ky veprim i saj është për të ardhur keq.

“Ajo ka qenë e favorizuar brenda partisë tonë, bile- bile ka qenë ma e favorizumja e presidentit Pacolli kur është bërë fushata në zgjedhje, andaj është duke më çuditur fakti se si ajo ka vepruar në këtë mënyrë. Automatikisht siç lexova edhe në portalin tuaj i paskan premtuar të kandidoj në zgjedhjet lokale si kryetare e Suharekës, që po më çudite me të vërtetë është non-sens. Me thënë të drejtën po më vjen keq personalisht dhe AKR-së si parti”, është shprehur ai.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së: Vesel Makolli
Në fotografi: Vesel Makolli

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Haradinaj përmes llogarisë së tij ka bërë të ditur se ka emëruar, Albena Reshitajn si këshilltare.

Ndërsa, me rastin e emërimit këshilltare politike e Kryeministrit Ramush Haradinaj, Reshitaj ka marrë premtime nga ana e shefit të ekzekutivit se do të kandidohet për kryetare të Komunës së Suharekës nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kështu ka bërë të ditur një burim i mirinformuar brenda Qevrerisë së Kosovës. Sipas të njëjtit burim, Reshitaj është pajtuar me propozimin e Haradinajt me çrast edhe i është bashkuar kabinetit të Kryeministrit.

“Pas përfundimit të mandatit të kryetarit të Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, AAK-ja do ta kandidoj për kryetare znj. Albena Reshitaj, tani këshilltare e kryeministrit”, tha ky burim.

Ndryshe, Reshitaj njoftoi të mërkurën për dorëheqjen e saj nga posti i ministres, zyrtarisht për “arsye personale”. Këtë dorëheqje e kishte miratuar menjëherë kryeministri Haradinaj.

SHPËRNDAJE