Haradinaj e Limaj në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj sot kanë vizituar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Vizita e tyre në Prizren përkon me përurimin e shtatoreve të tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Ndërkaq në këtë vizitë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të Qeverisë së Shqipërisë, të cilët bashkë me Qeverinë e Kosovës të hënën do të mbajnë mbledhjen e përbashkët.

Në këtë mbledhje pritet të arrihet marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë telashe dhe barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shuma të larta në Shqipëri./GazetaExpress

SHPËRNDAJE