Haradinaj e teston frëngjishten në Forumin Frankofon

Kryeministri Ramush Haradinaj, paraprakisht ka pranuar që nuk e flet rrjedhshëm gjuhën frengë, por pavarësisht këtij fakti ai ka folur në frëngjisht në Forumin Frankofon, që është mbajtur sot në Prishtinë.

Shefi i Qeverisë ka thënë se nuk e njeh mirë këtë gjuhë, por ka thënë se po e provon pak sa për ti falënderuar miqtë nga Franca.

“Nëse bën kisha fol pak fjalë në frëngjisht. Frëngjishtja ime nuk është aq e mirë por për respekt po mundohem”, tha Haradinaj.

Vlen të përmendet se Haradinaj para luftës ka jetuar në Zvicër në Zona Frankofone, ndërsa një kohë e ka kaluar edhe në Francë.

 

SHPËRNDAJE