Haradinaj fsheh mesazhet e dy deputetëve të Bundestagut: Kërkuan sa më shpejt…

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, sot ka pasur një takim jo shumë të lehtë me dy deputetët nga Bundestagu i Gjermanisë, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), këta të fundit i kanë dhënë një mesazh të qartë kryeministrit se taksa duhet të hiqet sa më shpejt nga ai.

Ani pse Haradinaj para gazetarëve u mundua ta fsheh bisedat me dy deputetët gjerman duke folur për shkëmbime territoresh, Metro ka mësuar se këta të fundit nga Haradinaj kanë kërkuar që taksa të hiqet dhe të fillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të arrihet marrëveshja mes dy vendeve.

Dy deputetët nga Bundestagu i kanë kërkuar Haradinaj që të reflektoj dhe të ndërroj qëndrimin e tij karshi taksës, duke i thënë ati se nuk do të ketë shkëmbim territoresh, por një marrëveshje finale mes dy vendeve që sjell paqen dhe stabilitetin mes dy popujve, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë konferencës për media, deputeti Bauer ka thënë se Gjermania i ka bërë të qarta qëndrimet e veta, derisa ka shtuar se asgjë nuk zgjidhet duke krijuar probleme të reja siç është puna e taksës

“Nuk mund t’i zgjidhim problemet përmes krijimit të problemeve të reja.Ai që mendon se kështu zgjidhen problemet, duhet të jetë i vetdijshëm se kështu vetëm krijohen problemet e reja”, ka thënë Bauer, transmeton Gazeta Metro.

Ndërsa deputeti i CSU-së, Christian Schmidt, ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, si dhe të intensifikohet.

Ai ka përfunduar se gatishmëria e Gjermanisë, që Kosova t’i afrohet familjes evropiane, ekziston akoma./gazetametro.net

SHPËRNDAJE