Haradinaj godet “zhvatësit” e shtetit: Shtëpitë do t’ua rrëzojmë, s’ka kompenzim për ju!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në mbledhjen e qeverisë ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ambientit që të marrin masat e nevojshme për rrënimin e shtëpive të ndërtuara ditëve të fundit në fshatin Hade, aty ku po ndërtohet miniera e re për sigurimin e energjisë elektrike.

Haradinaj, ka thënë se duhet të ndodh sa më shpejtë rrënimi i atyre shtëpive që janë ndërtuar ditëve të fundit, madje për këtë shkak duhet t’u kërkohet edhe heqjen e shpenzimeve për rrënim.

“Duhet të rrëzohen ato shtëpi, pasi që dihet qëllimi i tyre se duan të përfitojnë nga shpronsimi. Duhet të kuptojnë të gjithë, se nuk duhet të ketë ndërtime në atë pjesë. Bile ata duhet të paguajnë shpenzimet për rrëzimin e tyre”, tha Haradinaj.

Tutje, ai ka apeluar banorët e asaj pjese që të mos ndërtojnë shtëpi sepse nuk do të kenë kompenzim nga Qeveria e Kosovës.

SHPËRNDAJE