Haradinaj i frikësohet Thaçit, jep deklaratë të papritur

Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se presidenti Thaçi nuk po i referohet atij kur po reagon ndaj atyre që nuk po pajtohen për korrigjimin e kufijve

“Nuk besoj që më është referuar mua. Asnjëherë nuk besoj që më referohet mua në këtë temë. A e dini pse? Se unë mendoj që detyra e kryetarit të Qeverisë, e presidentit dhe e jona, është që ta mbrojmë Kushtetutën, integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit, dhe po ashtu nuk është e drejtë e jona që të flasim për territorin, për kufijtë pa mandate”, ka shtuar kryeministri.

Ai ka përsëritur se nuk përkrah një ide të tillë, pasi, sipas tij, kjo do të nënkuptonte një kthim prapa që lidhet me destabilizimin dhe tragjeditë.

“Unë mendoj dhe jam thellë i bindur që synimi i një marrëveshjeje me Serbinë përmes korrigjimit të kufijve, është një kthim prapa. Një kthim nga destabilizimi edhe tragjeditë e mundshme”, ka theksuar Haradinaj.

SHPËRNDAJE