Haradinaj i ‘hakmerret’ Fatmir Limaj për koalicionin me AKR-në, ja çfarë ka bërë sot

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në Kosovë shkak i dorëheqjes së kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj i cili nuk pranoi të paraqitej para Gjykatës Speciale si kryeministër, por si ish-komandant i UÇK-së.

Taksa 100% ishte ajo që e karakterizoi më së shumti Qeverinë Haradinaj e me këto moto sot, Daut Haradinaj ka vizituar Malishevën duke besuar se Malisheva po rreshtohet kah “100% shtet”, raporton Ballkani.info

Fillisht ai vizitoi famijen Zulfaj të Malishevës duke i atribuar fjalë të mëdha si familje atdhetare dhe me dijetarë të prirë.

“Sot në konakun e familjes Zulfaj në Malishevë, isha shumë i nderuar me pritjen që na bënë.
Kjo familje atdhetare dhe me dijetarë të prirë nga dy kryepleqtë e kësaj familje Ilaz Hasan Zulfaj dhe Isuf Hasan Zulfaj, me një pritje bujare shqiptare, flisnin për një Kosovë 100% shtet.

Mbesa e tyre, Florentina Zulfaj Gashi është bashkuar me AAK-në para disa dite dhe ishte jo rastësisht më e besuara e kësaj zone bashkë me djalin e dëshmorit Kastriotin.

Na priftë e mbara”, ka shkruar, Daut Haradinaj në Facebook

Takimet e Haradinajt në Malishevë nuk u ndalën me kaq. Më pas ai takoi qytetarë tjerë duke theksuar se fryma e Fatmir Shurdhës po bën që Malisheva të rrestohet kah100%

“Me njerëz të mirë që po i bashkohen AAK-së në Malishevë. Energjia e re e Fatmir Shurdhës në krye të degës po dëshmon sukses të pamohueshëm në këtë pjesë tepër të rëndësishme të Kosovës. Malisheva po rreshtohet 100%”, theksoi Haradinaj në Facebook

Malisheva në nivelin lokal qeveriset nga Nisma Social Demorkate, parti e cila ka bashkëpunuar ngushtë me AAK-në.

AAK ka koalicon me PSD-në, përderisa NISMA ka koalicion parazgjedhor me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Taksa 100%, formimi i Ushtrisë dhe qasja e Haradinajt si kryeministër ndaj Serbisë kanë bërë që përkrahje popullore për AAK-në të rritet. /Ballkani.info/

SHPËRNDAJE