Haradinaj jep një lajm të madh ditën e zgjedhjeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kryer obligimin e tij duke votuar në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli”, së bashku me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj.

Pas votimit, Haradinaj i është drejtuar qytetarëve ku ka bërë thirrje që të dalin sa më shumë në votime.

“Sot edhe unë kreva obligimin qytetarë. Votuam për asamblenë komunale dhe për kryetar të komunës. Kosovën e pret një punë e madhe dhe një pjesë të rëndësishme e kryen komunat. Vetëm me punë dhe votë mund të bëjmë punë më të madhe. Votoni sa më shumë”, ka thënë kryeministri.

Ndërsa i pyetur nëse mund të votohet me dokumente të Serbisë, kryeministri u përgjigj se në Kosovë votohet vetëm me dokumente të Kosovës.

“Në Republikën e Kosovës votohet vetëm me dokumetntet e Kosovës”, ka shtuar Haradinaj.

SHPËRNDAJE