Haradinaj jep përgjigjje interesante kur i kërkohet t’ua urojë fitoren Kurtit e Osmanit

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se kundërkandidatët e tij duhet të bëhen gati për ta përkrahur konceptin e tij “100% Kosovë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët organizuar nga KDI, një komentues i tha Haradinajt se duhej të bëhej gati për t’ia uruar fitoren Albin Kurtit.

I njejti u përgjigj se edhe kundërshtarët e tij duhet të bëhen gati për 100 për qind shtet.

“Nëse ja japin votat qytetarët, e uron qytetari. Unë ju kisha thënë të bëheni gati të ma uroni mua sepse mendoj që e kam dëshmuar me punë se sa mundem ta ndryshoj gjendjen në vend dhe sa mund ta forcojë Kosovën . Oponentëve ju kisha thënë të bëhen gati ta përkrahin “100% Kosovë”, tha kreu i AAK-së.

Përveç kësaj, një tjetër komentues i kërkoi ta uronte LDK-në që për kandidate ka Vjosa Osmanin.

“LDK ka qeverisur gjatë me vendin. Një herë kam bashkë-qeverisur edhe unë me ata. Tash mendoj që koncepti i Qeverisë “100% Kosovë”, është më i sigurti edhe për LDK edhe për partitë tjera”, ishte përgjigjja e Haradinajt”, ka shtuar ai.

SHPËRNDAJE