Haradinaj: Më 17 korrik mund të votohet Qeveria

Kandidati i PAN’it për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka gjasë që votimi për krijim të Qeverisë të ndodhë hiç më larg se pas një jave.

Ai ka lënë të kuptohet se 17 korriku mund të jetë data kur deputetët do të votojnë për Qeverinë e re, shkruan gazetametro.net.

“Sot një javë ka gjasa reale të ndodhë votimi për qeverinë”, ka thënë Haradinaj, që është i ftuar në Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se ka ide dhe se është konsultuar me disa palë rreth kësaj teme, duke potencuar sërish se votimi mund të bëhet deri të hënën.

“Besoj që kjo është e mundur deri sot një javë, deri të hënën. Edhe unë kam ide, jam konsultuar me plot palë rreth kësaj teme”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj është mandatar i parë për krijimin e qeverisë, pasi ka arrituar që koalicioni që ai ka drejtuar të dalë i parë në zgjedhje. Por, i pari i AAK’së nuk po arrinë të gjej një matematikë të qartë që ia siguron numrat, ndonëse ai po thotë që i ka.

SHPËRNDAJE