Haradinaj me humor i flet turqisht ministrit të Erdoganit në Qeveri

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është parë në humor të mirë në mbledhje e sotme të Qeverisë. I pari i Qeverisë e ka falëndëruar ministrin turk në gjuhën e tyre.

Pasi ka përfunduar fjalimin ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, Haradinaj e falënderoi atë në gjuhen turke

“Teşekkürler”, ishte përgjigja e Haradinajt ndaj ministrit të nacionalitetit turk.

Muaj më parë, Ramush Haradinaj, mori akuza nga udhëheqësi turk,Recep Tayyip Erdogan për reagimin e tij rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

Më pas Haradinaj iu kundërpërgjigj Erdoganit duke thënë se nuk do ta lejojë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës./Express

SHPËRNDAJE