Haradinaj me zëvendëskomandantin e KFOR-it bëjnë homazhe tek varrezat e Arben e Luan Qerimajt

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, së bashku me zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, sot në Gllogjan kanë bërë homazhe në përvjetorin e rënies së Heronjve të Kosovës, Arben e Luan Qerimaj.

Haradinaj ka thënë se me nderimet më të larta kujton edhe bashkëluftëtarët e tyre të rënë po në këtë ditë, Rexhep Tafa, Bislim Alijaj dhe Haki Krasniqi.

“Luftës sonë për liri e dinjitet këta djem trima ia shtuan pushkët e tyre për të rënë në mbrojtje të së drejtës sonë. Heroizmi i tyre do të na shërbejë përherë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.

SHPËRNDAJE