Haradinaj ndan 15 mijë euro për familjen e policit që humbi jetën dje, nga 10 mijë për dy të plagosurit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ndarë 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë, Sami Thaqi dhe 10 mijë për dy policët e plagosur nga rasti i mbrëmshëm në Zhur.

Paratë u ndanë nga kategoria e subvencioneve.

Haradinaj më herët ka vizituar edhe policin e plagosur Artur Mrasori. Ai duke thënë se gjatë qeverisjes së tij i është kushtuar kujdes i veçantë Policisë së Kosovës, kërkoi që qeveria e re të kalojë ligji për sigurimin shëndetësor të policëve.

“Ligjet janë në proces se s’mund t’i çojmë në Parlament pasi jemi në pritje të qeverisë. Gjatë këtyre dy viteve kemi qenë më afër policisë me buxhet dhe përkrahje”.

SHPËRNDAJE