Haradinaj në ethe, ky deputet i NISMA-s i gatshëm të votojë rrëzimin e qeverisw

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se është i gatshëm të japë votën e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës për ta rrëzuar qeverinë aktuale, vetëm nëse LDK-ja dhe Vetëvendosje paraqesin një plan konkret për kryesimin e negociatave në dialogun em Serbinë.

Sherifi, pas shtyrjes së seancës së thirrur nga opozita në mungesë kuorumi, ka thënë para mediave se Vetëvendosje dhe LDK duhet të prezantojnë platformë konkrete për negociatat me Sebrinë.

“Kurdo që LDK dhe Vetëvendosje arrijnë që qytetarëve të Kosovës t’ia prezantojnë një koalicion parazgjedhor me një platformë të qartë për bisedimet me Serbinë, një delegacion që ia prezantojnë popullit, unë ia premtoj votën time personale për ta rrëzuar qeverinë”, ka thënë Sherifi.

Sherifi ka thënë se NISMA dhe ai nuk do të japin votë vetëm për rrëzimin e qeverisë, pa pasur platformë dhe program qeveritar konkret nga partitë opozitare.

SHPËRNDAJE