Haradinaj në prani të Clinton-it dhe Albright-it ka një kërkesë për Aleksandër Vuçiqin

Kryeministri Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai para të pranishmëve ka kërkuar nga Serbia dhe presidenti i saj, që ta njoh Kosovën, në mënyrë që të ketë zhvillim në të dyja vendet.

“I bëjmë thirrje shtetit të Serbisë dhe presidentit Vuciq që ta njoh Kosovën me kufijtë e vetë, që ne të gjithë të punojmë më shumë, që të fokusohemi në zhvillimin e vendit dhe sundimit të ligjit. Kosova është e gatshme me u pajtue dhe si e tillë ne i bëjmë thirrje Serbisë që të pajtohet”,

“Zotëri president ju jeni në shtëpinë e juaj. Babai im e ka thanë që është si në shtëpinë e vetë. Zoti e bekoftë Kosovën, zoti e bekoftë Amerikën”, ka thënë Haradinaj.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE