Haradinaj opozitës: U ka kapur panika, një orë e imja në punë, sa krejt vitet tuaja

Ramush Haradinaj ka folur para qytetarëve të cilët po marrin pjesë në hapjen e fushatës së AAK-së në Prishtinë.

Ai ka thënë se çdo problem i qytetarit të Kosovës do të jetë obligim dhe detyrë për t`u zgjidhur.

Haradinaj ka folur edhe për opozitën dhe deklaratat e anëtarëve të tyre që po flasin rreth kohës sa mund të qeverisë Haradinaj.

Lidhur me këtë, kryeministri është përgjigjur: “Kosovë, një orë e Ramushit është sa shumë vite të tyre në qeverisje. I ka kapur panika se e dinë në kohë sa kemi me iu ikë përpara duke iu prirë sepse nuk mund të na përcjellin prej opozitës, nuk kanë mundësi e as parametra”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Më poshtë gjeni pjesë të fjalimit të Haradinajt:

Ardhja juaj sot në numër kaq të madh është një nder për mua dhe ne po i bëjmë nder Kosovës. Demokracinë tonë që po shënon rezultate në mbajtjen e zgjedhjeve të mira, besoj se edhe këto do të jenë më të mira se ato parlamentare.

Kosovës i ka munguar qeverisja që kryen punë. Një qeverisje që temat, punët që janë në interes të qytetarit, të gjitha i pranon si obligime, nuk i ndan, nuk i përzgjedhë vetëm të mirat e të lehtat por i pranon të gjitha që janë interes i qytetarit. Kjo po ndodhë tani në Kosovë, kjo është kuptuar drejtë nga ata që më kanë besuar. Detyra ime, detyra jonë, e secilit në Kosovë është që secilin hall të qeverisjes ta kuptojnë që temat e qytetarit janë detyrë e jona dhe duhet t`i zgjidhim në atë mënyrë që të jenë të qëndrueshme dhe të mos na rikthehen prapë në tavolinë. Këtë po e bëjmë çdo ditë.

U tha më herët se Kosova ka njerëz, ka resurse, ka miq, por jo çdoherë njerëzit e mirë të Kosovës i kanë marrë përgjegjësitë, jo çdoherë e drejta është besuar.

Pse?

Ka shume në Kosovë që shesin moral në mënyrat më të çuditshme, por e vërteta është ndryshe. I kam dëgjuar partitë opozitare për kritikat, unë kam bë një betim. Nuk kthehem mbrapa me i sha ata para meje që ishin në punë.

Nuk ma lejon as nderi im, as i familjes, por as i AAK-së si parti e djathtë edhe në Kosovë edhe në botë ne do t`i mbështetim aleatët tonë. Për shkak se e dimë si ka ardhur Kosova këtu. Plot lëvizje kanë qenë kundër bombardimeve të NATO-s dhe e kanë përkrahur Millosheviqin.

Unë e di pse harrojnë, sepse kanë hy borxh në adresa të gabuara, jo prej atyre që kanë rrugëtuar me Kosovën.

Çka po bën sot Kosova?

Kosova i don njerëzit e vetë të gjitha partive, po ashtu Kosovën nuk mund ta mashtrojë askush. Ata që mendojnë se kanë marrë besim dhe iu lejohet ta keqpërdorin atë besim, kanë me u bindë qytetari i lexon drejtë ata. Ata që punojnë me besnikëri, ky vend do ua shpërblejë.

Plot njerëz po thonë “i tregojmë Ramushit, i ka kaq ditë e kaq muaj”, por mos harroni Kosovë, një orë e Ramushit është sa shumë vite të tyre.

Disa më njohin në punë, e i ka kapu panika se e dinë në kohë sa kemi me iu ikë përpra duke iu prirë sepse nuk mund të na përcjellin prej opozitës, nuk kanë mundësi e as parametra.

SHPËRNDAJE