Haradinaj: Përkulem para gjithë atyre që kanë rënë për Kosovën

Me rastin e shënimit  të Aktit të Përkujtimit Njëqindvjeqar, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka vendosur kurora lulesh pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se përkulet para gjithë atyre të cilët kanë rënë për lirinë e Kosovës.

Më poshtë ja edhe postimi i plotë i Haradinajt

Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, sot shënojnë Aktin e Përkujtimit Njëqindvjeçar për të gjithë të rënët e tyre në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore. Në kujtim të heroizmit të këtyre luftëtarëve përgjatë një shekulli, sot vendosa kurorë lulesh pranë Memorialit të Deshmorëve Britanikë në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet. Përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht atyre që kanë rënë në Kosovë.

SHPËRNDAJE