Haradinaj: Serbët sulmuan familjen time më 24 mars, Zoti ua kthejë një vit më vonë

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka takuar qytetarët e Suharekës sonte në këtë qytet, pikërisht më 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ai para të pranishmeve e ka shpalosur edhe një histori personale.

““Po në këtë datë, unë pata dhënë dorëheqje vite më parë. Jam përshëndetur me ish presidentin Rugova dhe gjithë të tjerët, sepse është dashur të shkoj në gurbet ku kam pasur të shkoj. Janë disa data që nuk janë rastësi. Më 24 Mars të vitit 1998 më është sulmuar familja ime nga ushtria serbe. Në të njëjtën datë një vit më vonë ky sulm iu kthye ushtrisë serbe nga forcat ndërkombëtare, Zoti ia ktheu”, ka thënë në mes të tjerash Haradinaj, raporton.

Kryeministri ka thënë se nuk e ka përkrahur gjendjen e shtetit të Kosovës se si ka ecur ndër vite.

“Për një ushtri tonën të vogël, ne është dashur të shkojmë të bëjmë apel në BE dhe ta pyesim Serbinë, por Serbia nuk na pyeti asnjëherë neve për blerjen e armëve të shumta nga Moska”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/

SHPËRNDAJE