Haradinaj, tani habit me deklaratat për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot gjatë takimit të organizuar nga dega e AAK-së, se liberalizmin do t’ua urojë qytetarëve çdo ditë, duke theksuar se nuk është pak urimi  urimi i ministrit gjerman, ai e ka thënë fjalën në emër të Gjermanisë dhe Merkelit.

Haradinaj këtë deklaratë e bëri në takimin e sotëm të organizuar nga dega e AAK-së në Prishtinë. Ai aty ka folur për dialogun me Serbinë, taksën dhe liberalizimin e vizave. Haradinaj ka thënë se qeverisja e tij e ka kthyer sovranitetin e Kosovës, që sipas tij ai ishte dorëzuar në tavolinën e dialogut me Serbinë.

Haradinaj po ashtu tregoi se kanë filluar me punu për hapje të vendeve të punës dhe se tani qytetarët e Kosovës nuk shkojnë në Gjermani si azilant, por me viza të rregullta të punës.

“Kemi filluar me pa që dimë me punu, me rritë vende të punës. Jemi të qëndrueshëm, ai qe lëshon pe rrugës dihet ku përfundon. Nuk e kemi taksën vetëm taksë, e kemi qëndrim të drejtë me e mbrojt vetën, jemi të qëndrueshëm. Kemi rritje ekonomike në Kosovë. Asnjëherë më qytetari i Kosovës nuk niset azil me autobus të Hungarisë e Serbisë, por tani shkon me vizë pune. Kosovaret shkojnë me vizë pune, e jo azilant… Po thonë sa here do me na uru vizat, do ua uroj çdo ditë. Nuk është pak urimi i ministrit gjerman, ai e ka thënë fjalën në emër të Gjermanisë dhe Merkelit”, tha Haradinaj.

Në aktivitetin e organizuar nga dega e AKK-së në Prishtinë, në këtë parti janë 823 persona, raporton KP.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE