Haradinaj tregon arsyen e dorëheqjes

Sonte, në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, ka folur Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës. Në intervistën e parë pas dorëheqjes, Haradinaj dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij.

Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” të Televizionit T7 ka folur edhe për arsyen e dhënies së dorëheqjes nga posti i kryeministrit.

“Është një temë që po ju ikë njerëzve pa qëllim. Ka të bëjë me sovranitetin e shtetit që përfaqëson kryetari i Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

“Tani nuk aktakuzë. Jemi vend i pavarur dhe po të shkonte kryetari i Qeverisë i bie se sovraniteti i vendit është i prekshëm”

“Me shku Ramush Haradinaj si individ ne mbetemi të paprekshëm. E kam rujt Kosovën të paprekshme po shkoj si qytetar dhe ne nuk po e dërgojmë shefin e Qeverisë atje”, ka thënë Haradinaj.

SHPËRNDAJE