Haradinaj tregon pse shpërtheu në lotë konferencë për shtyp

Ramush Haradinaj shpjegon pse qau në konferencë për shtyp.

Sonte, në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, ka folur Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës. Në intervistën e parë pas dorëheqjes, Haradinaj dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij.

Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” të Televizionit T7 ka folur edhe për momentin kur atë e tradhëtuan lotët e tij në konferencën për shtyp ku lajmëroi dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës.

“Më erdhi shumë inati për mosunitetin tonë. Ne mundemi lehtë me dalë fitues si Kosovë”, shpjegoi Haradinaj.

“Jam i mërzitur se kam kalu nëpër shumë momente të rënda. Ftesa më ka këput konopin. Kam qenë në konop që një vjet”

Kryeministri i dorëhequr ka thënë se Kosova duhet të jetë më e bashkuar në agjenda nacionale si dhe të tregohemi më unik.

SHPËRNDAJE