Haxhaj e AKR-së: Do ta përjetojmë bashkë fitoren e madhe për ndryshim

Kandidatja vushtrriase për deputete nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Arta Haxhaj, dje ka mbajtur takime me qytetarë në fshatin Nevolan dhe Nadakoc të Vushtrrisë, ku ka shpalosur programin qeveresisë të këtij koalicioni, raporton portali Veriu.info.
Në këto dy takime, Haxhaj shprehu bindjen e thellë se ky koalicion do të sjell ndryshimin e madh në Kosovë. “Bashkë me juve do të përjetojmë fitoren bindëse të ndryshmit të madh që do të sjell koalicioni LDK-AKR Alternativa”, ka deklaruar Arta Haxhaj, e cila synon ta përfaqësoj Vushtrrinë në mandatin e ardhshëm në Parlamentin e Kosovës.
Në këtë takim ishte po ashtu edhe kandidati për deputet nga radhet e LDK-së, Hysni Gërguri, si dhe kandidati nga Alternativa, Hasan Preteni. /Veriu.info/

Fotografia e AKR - Vushtrri

 

SHPËRNDAJE