Haxhi Krasniqi pyetet se cilin politikan kosovar do e dëshironte në ring: Boksieri nga Kosova ka një përgjigje interesante

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur se cilin nga politikanët kosovar do e dëshironte në ring.

Në një lidhje direkte me emsionin ‘Sports Show’, 32 vjeçari që mbron ngjyrat e shtetit të Gjermanisë mori një pyetje intersante, por edhe përgjigja e tij ishte epike.

Ai u pyet se cilin nga politikanët e Kosovës do e dëshironte në ring, duke ia përmendur emrin e Albin Kurtit, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

Kurse, Krasniqi me humor u përgjigj: “Nga boksi se kam problem, nëse doni thirrni që të tretë, nuk e di se a do të më bënin ballë apo jo”.

SHPËRNDAJE