Haxhi Shala e zbulon përplasjen me Nismën, tregon nëse ka kërkuar post të ministrit në Qeverinë Hoti

Deputeti nga radhët e Nismës, Haxhi Shala, tha se nuk ka kërkuar ndonjë post në Qeverinë Hoti, por se partia nuk ka nevojë t’i bëjë nderë dy herë një njeriu.

“Shembull Skender Reçica, i kanë bërë nderë dy herë, ka qenë njëherë ministër. Nuk ke nevojë, pse të bëhet sërish. Kryesia e partisë duhet të vendosë për çdo emërim”, tha Shala.

Shala për disa anëtarë të Nismës, tha se nuk pajtohet që ata të monopolizojnë partinë dhe se partia duhet të mbledhet me kryesinë dhe të vendosin bashkarisht.

“Unë nuk i votojë njerëzit që nuk kanë sjellur vota në parti, i cili nuk ka shërbyer në ngritje të partisë”, ka deklaruar ai ne Tv Dukagjin.

Më tutje Shala ka folur edhe për deklaratën e tij lidhur me formimin e Qeverisë Hoti dhe vizitën e presidentit Thaçi dhe ish-kryeministrit Haradinaj.

“Në momentin që më kanë thënë se Qeveria Hoti varet nga vota ime, u kam thënë u krye ky muhabet, mund të vazhdojmë të pijmë çaj. Po ta dija se qeveria varej nga vota ime, nuk do ta bëja atë deklaratë që e kam bërë se nuk do ta votojë”, tha Shala.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE