Haxhiu: Dështoi seanca e thirrur nga kryeministri Haradinaj

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka deklaruar se seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria Haradinaj ka dështuar.

Haxhiu ka shkruar në ‘Facebook’, se në sallë tashmë janë vetëm 50 deputetë.

Shkrimi i plotë i Albulena Haxhiut:

Dështoi seanca e orës 09:00. Vetëm 50 deputetë janë në sallë.
Qeveria e pakicës të dorëhiqet!

Theksojmë se asnjëra nga partitë opozitare nuk do të marrin pjesë në seancën për Ekipin Negociator./Gazeta Blic./

SHPËRNDAJE