Haxhiu: PDK jo vetëm që përkrahu Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, por edhe protokolloi 22 amandamente

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se partia e tij jo vetëm që e ka përkrahur këtë projektligj por edhe i ka protokolluar 22 amandamente që sipas tij e kanë rregulluar këtë ligj që nga qëllimi, përkufizimet, masat parandaluese, masat e përgjithshme dhe masat e vecanta mbrojtëse.

Haxhiu ka treguar se kanë kërkuar edhe rritje të pagave për të punësuarit në institucionet publike shëndetsore, policinë e kosovës dhe inspektorate, por që për fat të keq ky propozim për rritje të pagave nuk kaloj dhe nuk u përkrah nga deputetët e LVV-së dhe LDK-së.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut:

Sot, votuam Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Grupi Paralamentar i PDK-së jo vetëm që ka përkrahur këtë Projektligj, por unë kam protokoluar gjithsejtë 22 amandamente të cilat sot janë pjesë e Ligjit, ne kemi kerkuar edhe rritje të pagave për të punësuarit në institucionet publike shëndetsore, policinë e kosovës dhe inspektorate, por që për fat të keq ky propozim i ynë për rritje të pagave nuk kaloj dhe nuk u përkrah nga deputetët e LVV-së dhe LDK-së.

Ne nuk bëmë politikë as populizëm me këtë Projektligj, prandaj puna që unë kam bërë me ekspertët tonë te PDK-së për këtë Ligj kam pranuar qe te inkoroprohet e prezantohet si e komisionit për shëndetësi me të vetmin qëllim që të kemi një ligj te mirë në betejën kundër pandemisë.

Projektligji që ishte propozuar, përveç emërtimit dhe kufizimit te lirisë së lëvizjes nuk kishte ndonjë vlerë tjetër.

Ndërsa, tani me 22 amendamentet qe i kam bërë kemi rregulluar këtë ligj që nga qëllimi, përkufizimet, masat parandaluese, masat e përgjithshme dhe masat e veçanta mbrojtëse, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit, njoftimin dhe raportimin, tetsimin, diagnostifikimin, trajtimin vaksinimin, izolimin,karantina, pergjegjësitë e institucioneve dhe kordinimin e tyre në betejën kundër pandemisë, bashkëpunimin me nivelin komunal, shkëmbimin e të dhënave, kompenzimin dhe masat ndëshkimore.

Tani është Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, jo vetëm me titull, por edhe me përmbajtje.

SHPËRNDAJE