Haxhiu: Përse nuk po fillojnë punimet për Parkun dhe Shtatoren “Fadil Vokrri”?!

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka ngitur shqetësimin në lidhje me bllokimin e procedurave nga Komuna e Prishtinës për ngritjen e Shtatores dhe Parkut “Fadil Vokrri”, për të cilat me iniciativën e tij janë ndarë 200 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës.

Bekim Haxhiu që për vite të tëra ishte zëvendës i Fadil Vokrrit në FFK, i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të koordinohet me MKRS-në dhe FFK-në, në mënyrë që sa më shpejt të realizohet ky projekt për legjendën e futbollit të Kosovës, transmeton Veriu.info.

Ja postimi i Bekim Haxhiut në Facebook:

U bënë më shumë se 8 muaj që kur me propozim amendamentin tim, Kuvendi i Kosovës ndau 200 000 Euro për Shtatoren dhe Parkun “Fadil Vokrri”.

Ende asnjë procedurë nuk ka filluar për realizimin e këtij projekti, nuk është bërë as publikimi i konkursit për përzgjedhjen e modelit/formës së shtatores së Fadil Vokrrit.

Ditë me parë Ministri Kujtim Gashi deklaroi se MKRS nuk po mundet ta procedoj tutje këtë projekt, pasi që Komuna e Prishtinës ende nuk ka vendosur për lokacionin ku duhet të vendoset Shtatorja e Fadil Vokrrit tek stadiumi me emrin e tij.

Për të ndihmuar në këtë proces kam kërkuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës që të bëjë kërkesën zyrtare në Komunen e Prishtinës për të marrë vendim për lokacionin, punë të cilën FFK e ka kryer, pasi që mjetet janë të ndara për këtë projekt para 8 muajsh.

Me u mburrë me veprat e Fadil Vokrrit, me shku me zënë vende Super VIP në në Stadiumin “Fadil Vokrri” dhe për 8 muaj mos me qenë në gjendje me caktu lokacionin për shtatoren e Fadil Vokrrit, jo vetëm që është paturpësi e demagogji, por është idiotësi.

Andaj, edhe njëherë ju bëjë apel të gjithë bartësve institucional të Komunës së Prishtinës, FFK-së dhe MKRS-së që të koordinohen dhe bashkëpunojnë për realizimin e këtij projekti për figurën me të madhe të futbollit tonë, legjendën Fadil Vokrri.

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE