Haxhiu: Shpifja kundër Veselit me qellim të relativizimit të Iniciativës për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë

Pas raportimit të Gazetës Express se kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar drejt Hagës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale, ka reaguar deputeti Bekim Haxhiu, i cili thotë se kjo është propagandë mediale kundër iniciativës së Veselit për themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet Serbe.

Haxhiu thotë se këto raportime mediale kanë për qëllim relativizimin e iniciativës së Kadri Veselit.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Kadri Veseli nuk u mposht nga makineria serbe asnjëherë, as kur i’u rrethua shtëpia me dhjetra policë serbë, as në prita të organizuara të policisë, as në fushëbeteja në luftime të drejtpërdrejta, dhe nuk munden as sot, shpifësit, nxitësit e luftës speciale mediatike, as me lëkundë dhe as disponimin me ia ndrru Kadri Veselit.

Iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli për krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë, si duket nuk i ka shqetēsuar vetëm kriminelët në Serbi, por edhe qakejt dhe kukuvajkat e tyre në Kosovë, të cilët përmes shpifjeve dhe lajmeve të rreme po mundohen të relativizojnë iniciativën e Kadri Veselit.
E turpshme!

SHPËRNDAJE