Haziri e Bahtiri takohen me kryetarët e Luginës së Preshevës, ja kërkesat e tyre

Nën organizimin e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe me prezencën e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot është mbajtur një takim me përfaqësuesit institicional të tri komunave të Luginës së Preshevës, të prirë nga kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi.

Ata bën të ditur se janë takuar për ta trajtuar problemin e pazgjidhur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ku të gjithë njëzëri u deklaruan se janë kundër shkëmbimit të veriut me Luginën e Preshevës, raporton gazeta online Veriu.info

Haziri bëri të ditur se takimi të tilla mes kryetarëve të Luginës dhe kryetarëve të Gjilanit dhe Mitrovicës, do të jenë të rregullta gjatë gjithë këtij procesi.

Kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi, bëri të ditur se ky takim është zhvilluar në kuadër të takimeve konsultative, pas iniciativës së presidentit Hashim Thaçi që çëdhtja e Luginës të shtrohet në rend dite në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas këtij takimi në konferencën e organizuar për media u deklarua edhe kryetari i Mitrovicës dhe zëvendëspresidenti i AKR-së, Agim Bahtiri, i cili tha se çështja e shkëputjes së veriut assesi nuk do të pranoj të jetë të shtrohet në tavolinën e bisedimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Agim Bahtiri tha se kërkesa e kryetarëve të komunave të Luginës së Preshevës e dorëzuar te presidenti Thaçi, është e drejtuar në vend të gabuar, për shkak se vendi i duhur për trajtimin e kësaj kërkese është Kuvendi i Kosovës.

Pra, Bahtiri ka kërkuar nga ta që këtë kërkesë ta tërheqin nga presidenti dhe t’ia drejtojnë Kuvendit, si organi më i lartë në Republikën e Kosovës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE