Haziri e quan Vjosa Osmanin ‘iron lady’, Mushkolaj i kthen përgjigjje epike

Lutfi Haziri i LDK-së, sonte në Debat Plus e ka quajtu Vjosa Osmanin ‘iron lady’, pasi sipas tij ajo ka konsistencë politike dhe se është e edukuar të vendos politikisht.

I menjëhershëm ishte reagimi i analistit Imer Mushkolaj i cili e pyeti:

E pse dikur e keni quajtur nuse të Preshevës dhe keni pasë mospajtim, e tani e quani iron lady?

Haziri u përgjigj:

‘’Asnëherë unë nuk i biej pishman fjalës sime publike sepse unë se kam shkaku atë debat me qëllime të këqija. Ka mund të quhet etiketim. Sot ne jemi pajtu, s’është që s’jemi pajtu. Tek cështja e kauzës që lidhet me Kosovën Lindore, ne nuk kemi mospajtime. Unë jam në politikë prej njerëzve që nuk pranoj marterizime politike, duke i nxjerrë pengesa politike.’’

‘’Në Kosovë nuk duhet me leju me prodhu monstrum politik. Nominimi i saj ka pasë të bëjë me goditë rivalët, e cila njihet për konsistencë politike, kokëfortësi”.

SHPËRNDAJE