Haziri: Për dy ditë Avdullah Hoti ia plotësoi dy dëshira&qëllime presidentit Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka reaguar pas vendimit të qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në një shkrim të tij, Haziri thotë se qeveria Hoti ia plotësoi dy dëshira presidentit Thaçi për një kohë të shkurtë.

Thotë se heqja e reciprocitetit dhe vendosja e presidentit Thaçi në krye të dialogut e vendos Kosovën në pozicion të dobët.

Shkrimi i plotë:

Për vetëm dy ditë qeveria jolegjitime LDK&SRPSKA&AAK&NISMA i mori dy vendime në dëm të shtetit. Hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë dhe ia trashi kompetencat në dialog presidentit Thaçi.Të dy këto vendime e vendosin Kosovën të pafuqishme karshi Serbisë.

E para sepse nuk je i barabartë karshi tyre në dialog dhe e dyta sepse kur dialogut i prin presidenti Thaçi me një kryeministër të dobët, rreziku është vazhdimisht më i madh.

Kur u mor vendimi për reciprocitet nga Qeveria Kurti, reagimi i Thaçit ishte skandaloz. Kërkonte me çdo kusht të hiqej, sepse shihej qartë se i pengonte në qëllimet e tij për marrëveshje me Serbinë.Gjithashtu, me çdo kusht dëshironte që atë marrëveshje ta nënshkruante vetë, duke i prirë delegacionit kosovar në dialog me Serbinë. Të dy këto dëshira dhe qëllime iu plotësuan për një kohë të shkurtë nga qeveria Hoti.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE