Heshtje zgjedhore në veri

Në katër komunat e veriut të Mitrovicës ka përfundon fushata pesëditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme, e nga mesnata ka nisur edhe heshtja zgjedhore.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune do të mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Të drejtë vote kanë 58,520 votues, me dallim prej 1,507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017.

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pritet të angazhoi 670 komisionerë në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime.

Përndryshe, të drejtë vote në Mitrovicën Veriore kanë 22,242 persona; në Leposaviq 18,390 persona në Zveçan 9,276 persona dhe në Zubin Potok 8,612 persona kanë të drejtë vote.

Për zgjedhjet në veri garojnë PDK, Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

SHPËRNDAJE