Hetem Ramadani mbetet mbrapa, Daut Demaku “zbulon” ilaqin kundër koronavirusit

I ashtuquajturi mësues i mendimit pozitiv, Daut Demaku, jo rrallëherë befason me deklaratat e tij.

Ai së fundmi, ka folur edhe për virusin tashmë të njohur, coronavirus.

Daut Demaku e Hetem Ramadani, janë dy persona që nga profesionistët e mjekësise, kritikohen si matrapaz e sharlatan, shkruan Insajderi.

Në kohën kur dhjetëra shtete janë prekur nga coronavirusi dhe nuk po gjendet ilaçi, sipas Demakut, coronavirusi e ka shërimin nga hudhra.

Ai në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar një video ku thotë se hudhra do të ishte ilaçi më i mirë ndaj këtij virusi global.

SHPËRNDAJE