Hipokrizia e Bekë Berishës, i kërkon llogari Qalajt ndërsa kërkonte punësimin e të gjithë anëtarëve të AAK-së në institucione publike

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, që ushtron këtë detyrë për mandatin e dytë njihet për skandale të njëpasnjëshme madje duke i pranuar dhe promovuar ato publikisht në studio të shumta televizive.

Deputeti Berisha që kërkonte publikisht e madje thoshte që po të kishte mundësi do të punësonte të gjithë anëtarët e AAK-së nëpër institucione publike, sot në mbledhjen e komisionit parlamentar në Kuvendit të Kosovës mundohej të promovonte mirëqeverisje e kërkonte llogari nga komandanti i Policisë së Kosovës për hyrjen e forcave serbë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Deklarata për punësimin e të gjithë anëtarëve të AAK-së në institucione publike është vetëm njëri nga skandalet e shumta të deputetit Berisha.

Anipse deputet i Kuvendit, kjo nuk paraqiste problem që Bekë Berisha të voziste veturën zyrtare të Telekomit dhe madje ta aksidentonte atë duke i kushtuar kësaj kompanie hiq më pak se 9 mijë euro, kompani edhe ashtu e dërrmuar nga mbingarkesa financiare përmes punësimeve partiake, e ku Berisha kishte punësuar shumë njerëz përmes gruas së tij që drejtonte Bordin e kësaj kompanie.

Me të ardhur në pushtet më 2017 AAK kishte filluar të shtrinte ndikimin në shumë kompani publike duke përfshirë edhe Telekomin, ku mori pozitën e kryeshefit dhe drejtuesen e Bordit e në këtë pozitë u caktua bashkëshortja e deputetit Berisha, Besa Shatri Berisha.

Në mesin e qindra punësimeve drejtuesja e Bordit, Besa Shatri Berisha, ishte kujdesur që në Telekom të punësojë edhe motrën e bashkëshortit të saj.

Gjithë këto skandale nuk e kanë penguar deputetin Berisha që të kërkojë llogari nga Qalaj për rastin e Karaçevës duke tentuar të promovojë llogaridhënie e mirëqeverisje.

Kujtojmë që prej kohës kur Rashit Qalaj ka marrë drejtimin e Policisë së Kosovës ka bërë reforma të shumta.

Po ashtu nga koha që Policia është nën drejtmin e Qalajt janë zhvilluar edhe raste ndaj shumë zyrtarëve policorë që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Më poshtë ju sjellim videon e deklarimit të sotëm në komisionin parlamentar:

Debat i nxehtë mes Rexhep Selimit të VV-së dhe Bekë Berishës së AAK-së, rreth hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë!

Debat i nxehtë mes Rexhep Selimit të VV-së dhe Bekë Berishës së AAK-së, rreth hyrjes së xhandarmërisë serbe në KaraçevëKërkohet shkarkimi i drejtorit të Policisë!

Publiée par InStory sur Mercredi 12 août 2020

SHPËRNDAJE