Historia e dhimbshme e Dafinës, ka vuajtur nga kjo sëmundje e rëndë pa e ditur familja e saj

Askujt nuk do t’ia merrte mendja, por Dafina Zeqiri ka vuajtur nga depresioni. Këngëtarja e ka zbuluar këtë gjë me anë të një postimi nga aktorja Jada Pinket Smith ku fliste për shëndetin mendor.

Shkrimin e shpërndau duke e shoqëruar me përjetimin që kishte kaluar. “Disa prej gjërave që familja dhe fansat e mi nuk do ta kishin menduar kurrë që i kam kaluar.”

Pas kësaj, publikoi një fotografi tjetër duke i dhënë ndjekësve të saj disa këshilla:

“Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi!

Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”. Postimet i fshiu pas pak orësh.

SHPËRNDAJE