Hoti: Është vënë në pikëpyetje përkrahja e SHBA-së ndaj Kosovës

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti sot tha para mediave se Kosova është në pozitë të dobët sa i përket marrëdhënieve me shtetet tjera.

Ai shprehi edhe shqetësimin që kryeministrit Ramush Haradinaj i është ndaluar që të udhëtojë për në SHBA..

“Në 11 vjet shtet asnjëherë nuk kemi qenë në pozitë më të dobët si në politikën e brendshme ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Me këtë lloj politike është vënë në pikëpyetje përkrahja e SHBA-së karshi Kosovës. Për herë të parë ndodh që kryeministrit të Kosovë i mohohet e drejta që të udhëtojë ne SHBA. Po ashtu janë anuluar 10 programe në Varshavë. Taksa është bërë strehë për plaçkë nga ana e koalicionit PAN. Për të gjitha këto dështime kryetari i PDK duhet të merr përgjegjësinë për dështimet. Ne vlerësojmë që vetëm një qeveri e re mund të udhëheq Kosovën drejt integrimeve”, tha ai.

Hoti foli edhe për lobimin e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me korrigjimin e kufijve, me ç`rast tha se korrigjim të kufijve nuk do të ketë, por do të ketë korrigjim të lidershipit kosovar.

“Kemi edhe presidentin Thaçi që po vazhdon ende të loboj për korrigjim të kufijve. Korrigjim të kufijve nuk do të ketë asnjëherë. Qytetarët do të korrigjojnë lidershipin e tyre”, tha ai.

SHPËRNDAJE