Hoti i përgjigjet Sveçlës për deklaratën se LDK-ja ishte kundër UÇK-së

Nuk qëndron deklarata se Lidhja Demokratike ka qenë gjithmonë kundër UÇK-së e bërë nga aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla. Madje, ish-kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti e cilësoi si politikë ditore.

Hoti në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha se është koha për bashkëpunim dhe marrje vendimesh e jo e deklaratave të këtij lloji.

“Hezitoj ta komentoj. Është deklaratë politike, politikë ditore dhe sot nuk është koha për politika ditore.

Ju kam thënë edhe atë natë zyrtarëve të LVV-së se është koha që të marrim vendime”, ka thënë Hoti.

SHPËRNDAJE