Hoti: Sot kemi të drejt të sulmojmë Haradinajn, por ja çfarë do të bëjmë! | LIVE

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se sot do të ratifikohet marrëveshja për demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Hoti, ka thënë se për dallim prej seancave të më parshme, ku pikë e rendit të ditës ka qenë ratifikimi i demarkacionit, në këtë seancë pret të mos ketë dhunë dhe gaz lotsjellës. Ai po ashtu gjatë fjalimit të tij para deputetëve e ka vlerësuar si të drejt morale të LDK-së që të sulmohet kryeministri Ramush Haradinaj, ngjashëm siç ishte sulmuar ish-kryeministri Isa Mustafa.

“Kur Lidhja Demokratike e Kosovës kërkonte ratifikimin e kësaj marrëveshje, z. Haradinaj e fyente kryeministrin Mustafa, por ne nuk do të merremi me këtë”, tha Hoti.

Ai tutje, u shpreh se me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Drejtpërdrejt nga seanca për Demarkacionin

Publié par Gazeta Lajmi sur mardi 20 mars 2018

SHPËRNDAJE