Hoxha: 40 për qind e stafit tim janë bursistë të projektit ”Young Cell Scheme”

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur të dhënat e skemës “Young Cell Scheme”, për të treguar numrin e bursistëve të punësuar në administratën e Kosovës.

Përmes llogarisë në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar se kjo është e vetmja e vërtetë rreth “Young Cell Scheme”, ndërsa ka theksuar se “të tjerat fake neës”.

Përmes një infografike, Hoxha ka paraqitur të dhënat e punësimit të bursistëve të ‘Young Cell Scheme’ ndër vite.

Tutje ajo ka treguar se janë gjithsej 389 të rinj përfitues të kësaj burse, ndërkohë që ka shtuar se 286 prej tyre, tashmë janë të punësuar në të gjitha nivelet e institucioneve.

Sipas kësaj ministre në largim, mbi 40 për qind e stafit të Ministrisë së Integrimit Evropian, janë bursistë të projektit ”Young Cell Scheme”.

”Young Cell Scheme”, është duke vazhduar si një ndër projektet më të rëndësishme, përmes të cilit përfitojnë vajzat dhe djemtë e Kosovës. Kjo bursë financohet nga BE-ja dhe nga Ministria e Integrimit Evropian./ Front Online/

SHPËRNDAJE