Hoxhaj: Nuk i kemi votat për ta zgjedhur kryeparlamentarin (Video)

Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj ka thënë se si koalicion PAN e kanë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por nuk e kanë shumicën e nevojshme për ta zgjedhur kryeparlamentarin.

Ai ka thënë se koalicionit PAN i duhet më shumë kohë dhe koordinim, duke shtuar se janë të vendosur për ta konstituuar Kuvendin.

“Si koalicion qe e ka të drejtën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit për të konstatuar kryesinë e Kuvendit, natyrisht qe kem kërkuar kohë në javët e fundit. Ajo cfarë është e mundur në këto javët e fundit por edhe sot nuk e kemi pas shumicën mbi 61 deputet. Ne e kemi kandidatin, por nuk e kemi shumicën”, ka thënë Hoxhaj, transmeton ‘Indekosnline’.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE