Humb jetën magazinieri në minierë

Një magazinier në Mirditë është dërguar mëngjesin e sotëm pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Rrëshenit.

47-vjeçari Anton Prenga, punëtor në minierën e Spaçit, ka qenë duke punuar, ndërsa i ka rënë sipër një pjesë metalike duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton Tch.

SHPËRNDAJE