Humbën prindërit, historia e katër vëllezërve jetimë të zhytur në varfëri

Jeta i ka sfiduar fort që në vegjëli katër djemtë e familjes Sefe në Sovjan të Korçës. Kanë mbetur jetimë e jetojnë të vetëm në varfëri.

Para tre vitesh humbën nënën e tyre ndërkohë një javë më parë humbën dhe babanë.

Ora News ishte në banesën e tyre për të sjellë kushtet ekstreme ku jetojnë. Fshati i ka falur një sobë për tu ngrohur në këto ditë të ftohta dimri.

Xhuljo, është më i vogli. Vetëm katër vjeç.

Tashmë ai është amanet tek tre vëllezërit me të rritur, Xhorxhino, Marjo dhe Mateo.

Ndërsa palltoja e vjetër që mban veshur është trashëgimia nga babai.

Xhulio i vogël tregon me dorë se është 4 vjeç: “Unë jetoj vetëm”.

Soba me dru dhe një divan i falur nga fshati i janë ngushëllimi për të ftohtin e këtyre ditëve dimri.

Por magjja dhe dollapi i bukës janë bosh.

Vaktin e ditës ua sjellin banorët e fshatit.

Halla: Kush mundet u sjell.

Pafuqia i bën edhe fëmijët të shpërthejnë në lot.

Kur atë që u ndjen zemra nuk e thonë dot me fjalë. Jo vetëm për varfërinë ekstreme, por edhe për të ardhmen e pasigurt.

Rasti është i njohur për Shërbimin Social në Korçë. Por përveç konstatimit duket se asgjë nuk është bërë.

SHPËRNDAJE