Humbi 13 anëtarë të familjes në luftë, ish- ushtari i UÇK-së: Do të luftojmë sërish nëse është nevoja

“Nuk mendoj se serbët do të na japin diçka. Unë shpresoj se nuk ka një tjetër luftë, por ne do të luftojmë përsëri nëse është nevoja. Kemi punë të papërfunduara.”, tha gjakovari, Berat Dana që ka humbur 13 anëtar të familjes në ‘Masakrën e Gjakovës’ , ndërsa disa anëtar të familjes së zgjeruar ishin zhdukur

Dana ishte ushtarë i UÇK-së. Në një intervistë për britaniken ‘Independent’ tregon momentin kur e mori lajmin e kobshëm.

“Ndjeva shumë i zemëruar dhe gjithashtu shumë i trishtuar. Ajo që ndodhi ishte aq e pajustifikuar, duke vrarë njerëz që ishin thjeshtë civil.”, u shprehë ai fillimisht.

Tutje ai tregoi se kishte gjetur emrat e dy policëve që kishin qenë pjesë e arrestimeve atë ditë që kishin marrë anëtarët që tashmë janë zhdukur.

“Gjeta emrat e dy policëve të cilët ishin të përfshirë në arrestime dhe i kontaktova pas luftës. Dëshiroja të zbuloja se çfarë ndodhi me të zhdukurit. Gjurmova një në Mal të Zi por më thanë se ishte i sëmurë. Pra, kemi të gjitha këto vrasje dhe njerëz që janë larguar, nuk është e lehtë të falësh.”, tha ai.

Familjari më i riu që kishte vdekur në atë masakër ishte Labinoti, një kushëri 14 vjeç, ndërsa më i vjetri 90 vjeç.

Çështja e të pagjeturve është një nga tema e diskutimit që pritet të diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë./indeks

SHPËRNDAJE