Humbja e jetës së 10 vjeçares që ra në bunar, policia jep detaje rrëqethëse

Një vajzë e mitur nga Ferizaj, ka rënë aksidentalisht në bunar ku gjendet në oborrin e shtëpisë së saj, gjatë pasdites të së dielës.

E njëjta nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur të hënën në QKUK.

Rastin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili tutje tha se e mitura ishte e lindur në vitin 2009.

“Rasti ka ndodhur të dielën në orën 14:00 në Ferizaj. Një vajzë e lindur në vitin 2009 ka rënë në pusin e shtëpisë aksidentalisht, familjarët me ndihmën e fqinjëve e kanë nxjerrë dhe e kanë dërguar në emergjencë në Ferizaj e prej aty në QKUK në Prishtinë. Të hënën pasdite e kemi marrë njoftimin nga mjeku se e njëjta nga plagët ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia është duke e trajtuar rastin.

SHPËRNDAJE